Manastirliu jep lajmin e mire per nenat qe kane me shume se 3 femije: Do t’ju njihen si vite pune

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar vendimet e marra nga qeveria. Ajo deklaroi se është marrë vendimi që qeveria në buxhetin e 2023 do të mbështesë nënat e papuna me tre apo më shumë fëmijë e më të ardhura mujore më pak se 100 mijë lekë.

Manastirliu tha se nënat e papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë, kujdesi deri në 5 vjeç, do t’u njihen si vite pune.

“Qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja e grave që kanë më shumë se tre fëmijë, që janë të papuna, situata ekonomike është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit.

Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë.

Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para” tha Manastirliu ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.