Categories
Aktualiet

Maska me veze dhe banane te cilen nuk duhet ta mbani me shume se 2 ore ne koke pasi

Ju bien flokët? Ja si të parandaloni rënien e tyre me këtë maskë të përgatitur në kushte shtëpie. Përbërësit: 1 vezë, 1 banane, 1 lugë gjelle mjaltë organik

Procedura: Hidhni të gjithë përbërësit në një shtrydhëse. Shtrydhini mirë derisa të formohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën e përgatitur në kokë.

Është mirë që ta aplikoni maskën pasi të keni larë flokët me shampo, për t’u siguruar që koka që jetë e pastër dhe të mos jetë me yndyrë. Pasi ta aplikoni maskën, mbështillni flokët me një qese dhe mbajeni për jo më shumë se 2 orë.

Në fund e lani kokën si zakonisht. Të gjithë përbërësit kontribuojnë në forcimin e rrënjës së flokëve dhe daljen e qimeve të reja.

Për shembull, banania pengon formimin e majave të flokëve, mjalti përmban vitamina dhe minerale që stimulojnë rritjen e flokëve. Ai është i pasur gjithashtu me antioksidues që riparojnë flokët e dëmtuar.

Përbërësi kryesor tek kjo maskë është padyshim veza, e cila është një burim i mirë i proteinës, lëndë ushqyese kjo që ndihmon në rritjen e flokëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *