Me çorape apo zbathur, si duhet ti lini femijet qe te ecin neper shtepi? Keto jane 6 perfitimet qe femija do te marre nese do e lini

Këmbët e foshnjave janë më të ndjeshme se duart e tyre, në 9 muajt e parë. Prandaj, këmbët luajnë një rol të madh në zhvillimin neurologjik të foshnjës. Për foshnjat, këmbët janë një burim i rëndësishëm informacioni për botën e jashtme.

Gjithashtu, të qenit pa këpucë rrit perceptimin e hapësirës rreth tij, sepse këmbët janë në lëvizje të vazhdueshme. Kështu ajo çon në përmirësimin e zhvillimit të sistemit nervor. Kjo nga ana tjetër përkthehet në maturimin e duhur të aftësive motorike të fëmijës.

Përfitime të tjera që marrin fëmijët duke ecuar me këmbë zbathur:

– U bën më pak tendosje gjunjëve dhe forcon pulpat.

– Ndihmon në parandalimin e djersitjes dhe rritjen e mykut.

– Ndihmon fëmijën të arrijë pozicionin e duhur të këmbës për të filluar të ecë.

– Këmbët e zbathura përmirësojnë qarkullimin e gja kut dhe oksigjenimin më të mirë.

– “Mbërthimi” i fortë në dysheme krijon një relaksim dhe në të njëjtën kohë jep një masazh të shëndetshëm të këmbëve.

– Shtresa e trashë e yndyrës në këmbën e foshnjës e mbron të voglin tuaj që të mos sëm uret kur është zbathur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.