Mengjesi i grave duhet te jete ndryshe nga ai i burrave, kjo eshte arsyeja dhe menu-ja qe duhet te konsumojne

Justifikimet më të përhapura përse njerëzit laroghen nga mëngjesi janë: nuk kanë uri, nuk ua përballon stomaku, nuk kanë kohë.

Kjo e fundit, sipas ekspertëve, është arsyeja përse një grua nuk ha mëngjes. Ama nga ana tjetër, një grua që nuk ha në vaktin e parë të ditës, është më e stresuar gjatë ditës.

Mungesa e ushqimit në mëngjes nxit rritjen e niveleve të kortizolit që është hormoni i stresit e kjo është arsyeja përse shumë gra mund të bëhen edhe nervoze gjatë paraditës.

Mungesa e mëngjesit shkakton rritje të tensionit të gjakut tek gratë. Sipas ekspertëve, ora 7 është ideale për mëngjes ndërsa darka për një grua duhet ngrënë minimalisht 3 orë para gjumit.

Çfarë duhet të hajë një grua për mëngjes.

Ushqimet më të rekomanduara nga ekspertët për gratë që të kenë një mëngjes përmbushës dhe energjik janë: Tërshëra, Vezët, Avokado, Boronicat, Kosi, Qumështi, Kumbullat e thata, Farat chia ose të linit, Peshku Ton, Gjiza.

Ekspertët këshillojnë që një grua të ushqehet mirë dhe të marrë ushqyesit e nevojshëm si kalciumi, fibra, proteina dhe vitaminat.

Disa ide të thjeshta për vakte të nevojshme për gratë.

Ja disa alternativa të shëndetshme për ushqyerjen e një gruaje: mëngjes – drithëra me drith të plotë me qumësht ose kos.

paradite – kafe me qumësht.

drekë – panine me sallatë jeshile, perime e mish pule e një mollë.

pasdite – një grusht me arrorë të ndryshëm dhe një kafe me qumësht.

darkë – makarona me mish të grirë, fasule të kuqe, sallatë jeshile me domate.

mbrëmje – kumbulla të thata dhe një racion kos.

Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit.

Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës. Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës.

Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore. Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si : diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha./LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published.