Ministria e shendetesise ne Ukraine nxjerr shifrat: Ja sa persona kane humbur jeten deri me tani

Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë ka bërë bilancin e viktimave dhe të plagosurve që nga fillimi i sulmeve ruse.

Sipas ministrisë, numri i viktimave është nga sulmet ruse është 198, mes viktimave janë dhe tre fëmijë. Ndërkohë, 1,115 janë plagosur, duke përfshirë 33 fëmijë.

Reuters tha se ishte e paqartë nëse ministria po i referohej vetëm viktimave civile.

Luftimet rifilluan në Sumy, në veri-lindje të Ukrainës dhe në Kiev të shtunën në mëngjes. Shpërthime të forta janë raportuar në kryeqytetin ukrainas.

Më shumë donacione janë zotuar nga vende të tjera, me Republikën Çeke që miratoi dërgimin e 8.6 milion dollarëve armë. Holanda ka thënë se do ta furnizojë edhe me 200 raketa të tjera të mbrojtjes ajrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.