Mjekja tregon nese uthulla e molles ndikon apo jo kundrejt thartires qe kthehet mbrapsht nga lukthi

Dje gësira shfaqet kur thartira nga lukthi kthehet mbrapsht në ezofag. Zakonisht kur përpini, muskuli në fund të ezofagut, quajtur me emrin sfinkter përkohësisht hapet për të mundësuar kalimin e ushqimit në lukthin tuaj.

Nëse ky muskul dobësohet, thartira e lukthit mund të kthehet në ezofagun tuaj, duke shkaktuar ndjenjën e dj egies – thotë mjekja Jaime Schehr, transmeton Telegrafi.

Kur është fjala për uthullën e mollës si ilaç, mjeku i mjekësisë funksionale, Elroy Vojdani, konstaton që përdorimi i uthullës së mollës për pen gimin e dje gësirës varet nga ajo se cili është burimi i dje gësirës. Për shembull, nëse dikush prodhon tepër thartirë lukthi dhe ka muskul të dobët ezofagu, me siguri thartira do t’i shkojë në fyt.

– Pra, nëse merrni më shumë thartirë në atë ambient, përkatësisht uthull molle, dje gësira do të përke qësohet – thekson Vojdani.

Mirëpo, për njerëzit të cilët nuk prodhojmë mjaftueshëm thartirë lukthi, “ushqimi do të shkojë në lukth, por nuk do të zbërthehet në tërësi”, shpjegon mjekja e klinikës nutritive Brooke Scheller.

“Kjo shkakton fermentim dhe prodhim të gazit i cili vepron si thartirë e tepërt, por ajo në të vërtetë ndodh për shkak të mungesës së saj”.

Nëse dikush me ndihmën e mjekut ka konstatuar që dje gësira përfundimisht i shkakton thartirë tepër të vogël, thartira e uthullës së mollës mund t’i ndihmojë./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published.