Categories
Aktualiet

Mos u genjeni nga rrezet e diellit, meteorologu tregon se si pritet te jete moti kete jave

Pas ditëve me shi, gjatë kësaj jave tabloja sinoptike do të ndryshojë krejtësisht dhe moti do të jetë i qëndrueshëm e me diell. “Kjo javë duke qenë se do ketë ndërprerje të reshjeve, do të kemi shumë orë me diell, do të sjellë përmirësime përsa i përket situatës së përmbytjeve në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Pasi do të kemi orë me diell dhe vranësira të cilat nuk do të jenë probl emat ike pasi nuk do të sjellë reshje shiu, pra do të kemi një mot të qëndrueshëm për zonat veriore, por jo vetëm në zonat veriore.

Gjithashtu edhe zonat bregdetare, qytetet e zonës së ulët dhe lindja pritet të jenë në dominimin e motit të qëndrueshëm. Më shumë orë me diell do të kemi gjatë zonave bregdetare, përfshirë këtu edhe qytetin e Lezhës, edhe të Shkodrës”, ka thënë meteorologu Hakil Osmani.

Por pavarësisht rrezeve të diellit, moti do të jetë më i freskët pasi temperaturat do të pësojnë rënie

“Do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave duke bërë që maksimalet gjatë kësaj jave të jenë 17 gradë celsius, do të ketë ditë që do kemi temperatura 17.5 gradë celsius, por do të kemi pak luhatje me 0.5 gradë celsius nga dita në ditë të temperaturave të ajrit.

Përsa i përket vlerave minimale do të jenë disi më të freskëta pasi do kemi temperatura të cilat do të zbresin në 1 apo 2 gradë celsius në qytetet e zonave malore në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes, ndërsa në ultësirën perëndimore, pritet t’i kemi temperaturat nga 7-11 gradë celsius në jugperëndim të territorit shqiptar”, ka thënë meteorologu.

Përmirësim gjatë kësaj jave do të kenë edhe parametrat e erës duke mos krijuar probleme në det të hapur sa i përket lundrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *