Moti merr kthesen e papritur, ulen me 5 grade temperaturat: Si pritet te jete fundjava

Ditën e nesërme hyjmë në një muaj të ri, por edhe në një stinë t ëre. Që do të thotë se të gjithë jeni të përgatitur për ndryshime temperaturash dhe surpriza nga moti.

1 shtatori parashikohet i kthjellët e gradualisht prej mesditës me dendësim vranësirash në të gjithë vendin. Shi lokal me intensitet të ulët pritet në mesditë e pasdite.

Temperaturat do vazhdojnë të mbeten të njëjta si ditën e sotme, por ato do të surprizojnë të premten me një rënie prej 5 gradësh. Në mesditën e së premtes, në të mbërritur fundjava vendi do të përshkohet nga rreshjet e shiut, percjell Albeu.com.

Nga 33 gradë celcius që shënohet maksimumi ditën e sotme, pritet që temperaturat të bien në 28 gradë celcius (maksimalja). Rënia do vazhdojë e lehtë dhe graduale edhe në fundjavë.

Fundjava pritet të jetë e kthjellët dhe pa prezencë të reshjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.