Mundohuni te ikni: Megjithese mori detyren e re, Nenkampioni i botes vazhdon akoma

Nënkampion bote në peshëngritje, medalje bronzi në Europianin e vitit 2000, pjesëmarrës në dy olimpiada, në vitet 1996 dhe 2000 te të cilat u rendit në respektivisht i 14-ti dhe i 5-ti.

Ish-kampioni, Ilir Suli tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas deklaratës së tij disa muaj më parë në qendër të Tiranës, ku bënte thirrje që të gjithë të iknin nga Shqipëria. Ai u pyet për patronazhistin e tij, ndërsa me zhgënjim të madh tha se ishte i papunë.

Ndërsa së fundmi në një intervistë Suli ka rrëfyer se është punësuar si trajner në krye të ekipit të Kamzës. Megjithëse tashmë ka një punë, ai thotë se i qëndron deklaratës së bërë pak muaj më parë.

”Pavarësisht se punoj te ekipi i Kamzës, i qëndroj deklaratës time, ikni nga Shqipëria me vrap”- tha ish kampioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.