Nese deshironi qe te konsumoni sallaten qe permban vitaminat dhe mineralet me te mira per trupin, kjo eshte receta

Hekur, kripëra minerale, vitaminë C dhe omega-3: janë disa prej substancave më të rëndësishme dhe më të shëndetshme tek lakrat. Një perime që në kuzhinë mund të përdoret në mënyra të ndryshme, si në rastin e kësaj recete origjinale të lakrës me piper të kuq.

Përbërësit: 1 lakër e bardhë, 2 qepë, 1 mollë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë gjelle pana bimore, ½ lugë kafeje piper i kuq, Disa gjethe manxurane, Kripë.

Përgatitja:

Lani dhe thani lakrën, më pas priteni në shiritë të hollë. Në një tigan ku keni hedhur pak ujë, vajin dhe qepët e prera në feta të holla, shtoni lakrat.

Stufoni perimet në tigan me pak kripë. Në fund të gatimit shtoni mollët e prera në kubikë. Lërini edhe për disa minuta në zjarr.

Përgatisni në një enë një salcë me panën bimore, piperin e kuq dhe kripën.

Servireni sallatën në një enë duke i shtuar salcën e përgatitur. Përfundojeni dekorin me disa gjethe manxurane. Servireni të ngrohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.