Nese keni ne plan te gatuani trileçe kete fundjave, mos harroni ti shtoni kete perberes pasi i jep shije teper

Trielcja është një nga ëmbëlsirat e preferuara të shqiptarëve, por ko të gjithë dinë ta përgatisin dehe sigurisht si çdo gatim tjetër edhe kjo ka sekretin e saj.

Më posht do t’ju tregojë recetën për të përgatitur një trilece me shije fantastike.

Përbërësit : Për pandispanjën – 6 kokrra vezë, 200 gr miell, 200 gr sheqer, pak vanilje pluhur. Për kremin per zbutje – 300 ml qumësht, 300 ml pana të freskët, 300 ml qumësht i kondensuar panda dhe karamel për të mbuluar sipër.

Për të përgatitur trilecen, si fillim ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe fillojmë e i rra him këto të fundit me rra hësin elektrik. Vazhdojmë ti rra him të bardhat e vezëve derisa të arrijme një masë të bardhë si shkumë.

Në këtë pikë shtojmë me ngadalë sheqerin të përzier me vaniljen duke e trazuar gjithmonë. Shtojmë më pas të verdhat e vezëve një e nga një e vazhdojmë e rra him përsëri. Pasi janë përzier mirë shtojmë miellin me kujdes që të mos bëhen kokrriza. Miellin duhet ta sitim në fillim.

I trazojmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar e te kenë formuar një masë homogjene. E hedhim masën e përgatitur në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim tavën me brumin për pandispanjë të piqet në furrë të nxehtë 180° C përreth 25-30 minuta.

Pasi është pjekur pandispanja e trileçes e lemë të ftohet pak. Më pas e nxjerrim nga tava dhe e shpojmë komplet nga të dyja anët me majën e një thike ose me ndonjë shkop të hollë.

Në një enë hedhim qumështin dhe shtojmë ngadalë edhe qumështin panda, i trazojmë mirë bashkë derisa ky i fundit të jetë shkrirë komplet. Hedhim panën e freskët në tavën që kemi pjekur pandispanjën.

Vendosim sipër pandispanjën. Hedhim mbi të përgatitjen e qumështit. Sipër shtojmë karamel ( mund të shtoni sipas dëshirës edhe çokollatë të shkrire). Vendosim ëmbëlsirën trileçe në frigorifer për disa orë përpara se ta shërbejmë. Ëmbëlsira trileçe është gati, më pas e presim në copa katrore dhe e servirim. Ju bëftë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.