Categories
Shendet

Nga kolesteroli e deri tek permirsimi i kujteses, plot 7 arsyet perse fiqte e thate duhet te

Fiqtë e thatë janë një nga frutat e thata më të përdorura gjatë kësaj periudhe. Shija e tyre fantastike të bën për vete, por jo vetëm shija.

Arsyet pse duhet ta konsumojmë fikun janë të shumtë, ndaj po listojmë disa prej tyre: -Fiqtë kanë treguar rezultate të shkëlqyera tek zvogëlimi i rrezikut të kancerit të prostatës.

-Fiku redukton kolesterolin. -Janë burim i mirë i kalciumit dhe mineraleve që rregullojnë shtypjen e gjakut.

-Për shkak të sasisë së sheqerit, nuk do ta mendonim asnjëherë se fiku ndihmon në shërimin e diabetit. Për shkak të sasisë së sheqerit që kanë fiqtë, diabetikët duhet të kenë kujdes me konsumimin e tyre. Por, nëse konsumohen me masë, mund të vijnë deri te zvogëlimi i nevojës për insulinë tek diabetikët.

-Ky frut përmirëson kujtesën. Konsumimi i rregullt i tyre parandalon aneminë dhe përmirëson kujtesën. Vetëm katër fiq të thatë, sigurojnë madje ¼ të sasisë së rekomanduar të hekurit, që i duhet organizmit tonë.

-Kanë nivel të ulët të yndyrave dhe sigurojnë fibra më shumë se çdo frutë ose perime tjetër. Fiku ruan eshtrat, pasi janë të pasura me kalcium, minerale që kanë shumë funksione, e ndër to edhe dendësia e eshtrave. Janë shumë të mirë për fëmijët në zhvillim, shtatzënat dhe gratë në menopauzë, që janë të prira për osteoporozë.

-Personat të cilët kanë probleme madhore me pagjumësinë, ilaçi natyral do të ishte fiku. Tritofani në fiq ndihmon në shërimin e pagjumësisë dhe çrregullimit të gjumit. Përbërja minerale, ndikon mirë te sistemi nervor.

-Sipas studimeve bashkëkohore një dietë me fiq ndihmon në: rregullimin e presionit të gjakut, kapsllëkun, mbipeshën, parandalon sëmundjet e zemrës, dhimbjet e fytit, parandalon kancerin tek gratë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *