Nje dreke ndryshe me byrek te vegjel te cilat pergatiten per 20 minuta

Ku ka më mirë se të gatuash me duart e tua për njerëzit e dashur, e kush tjetër mund ta bashkoj familjen se sa një darkë e shijshme, ne ju sjellim recetën më të mirë të simitave.

Përbërësit: ¾ filxhan gjalpë të shkrirë, 1 ½ lugë mustardë, 1½ lugë çaji salcë soje, 1 ½ lugë fara lulekuqe ose susam, 1 lugë qepë të tharë të grirë, 24 mini simite sanduiçësh, 500 gr proshutë me feta holla, 500 gr djathë me feta i prerë hollë.

Përgatitja: Ngrohni furrën në 175 gradë C. Lyeni me yndyrë një tavë pjekjeje.

Në një tas, përzieni së bashku gjalpin, mustardën , salcën e sojes, farat e lulekuqes(ose susamin) dhe qepën e tharë.

Ndani simitet në gjysmë dhe vendosni pjesët e poshtme në enën e përgatitur për pjekje. Shtroni rreth gjysmën e proshutës mbi simite. Sipër proshutës vendosni djathin dhe sipër i hedhim në një shtresë fetat e mbetura të proshutës.

Vendosni pjesën e sipërme të simiteve mbi sanduiçe. Masën e mustardës e hedhim në mënyrë të barabartë mbi simite.

Piqeni në furrën e parangrohur derisa bukët të kenë marrë një ngjyrë kafe të lehtë dhe djathi të jetë shkrirë, rreth 20 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.