Nje nder embelsirat e preferuara per Shqiptaret: Ja menyra se si zonja Vjollca e pergatit shendetline

Një nga ëmbëlsirat tradicionale më të preferuara tonat. Falë recetës më poshtë përgatitja e saj do të jetë më e lehtë nga sa e keni imagjinuar. Shijojeni!

Përbërësit: 3 kokrra vezë (+ 1 e verdhë), 1 filxhan çaji sheqer (150 gr), 3 filxhan kafeje gjalp i shkrirë (150 gr), 3 filxhan kafeje mjaltë (150 gr), 3 filxhan kafeje arra të copëtuara (150 gr), 1 lugë çaji sodë buke, 4 filxhan çaji miell.

Shërbeti: 1kg sheqer, 750 ml ujë, 3 feta limon.

Përgatitja: Vendosim shërbetin të ziejë: 500 ml ujë, 800 gr sheqer dhe 2-3 feta limoni. Nga momenti i zierjes e lemë 5 minuta në zjarr dhe më pas e largojmë duke e lënë të ftohet.

Rra him vezët së bashku me sheqerin, më pas shtojmë pak nga pak gjalpin e shkrirë (të ftohtë), e trazojmë mirë duke shtuar më pas dhe mjaltin. E përziejmë derisa të formohet një masë e lidhur.

Bashkojmë në një tas miellin me pluhurin pjekës. Shtojmë në fillim arrat e coptuara dhe më pas me ndihmën e një site shtojmë miellin. E trazojmë masën e përgatitur me lugë druri dhe më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë.

E nivelojmë mirë, e shpojmë pak me pirun që të piqet mirë dhe më pas e lyejmë sipërfaqen me një të verdhë veze. E vendosim ëmbëlsirën të piqet për 30-35 minuta në temperaturën 180 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.