Nuk dihej me pare, kjo eshte diferenca e moshes qe aktori i njohur Gaz Paja ka me bashkeshorten e tij

Aktori i humorit, Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira lidhën kurorë më 1 qershor të 2019. Ndonëse pak kush di informancione për lidhjen e tyre apo jetën private disa detaje kanë mundur të zbulohen pas martesës së çiftit.

Fillimisht u zbulua se bjondja bukuroshe që i ka rrë mbyer zemrën yllit të “Portokalli” ështe me origjinë nga Dibra, ndërsa tani është zbuluar edhe një tjetër fakt: diferenca e madhe e moshës mes dyshes.

Aktori sipas informacioneve që rezultojnë në Internet ka lindur më 27 Shtator të 1978-ës, kështu pritet të mbush 45 vjeç.

Nga ana tjetër Ira, tashmë bashkëshortja e tij, sipas të dhënave që mund të mblidhen nga Instagrami i saj rezulton se në Dhjetor të 2016-ës është diplomuar në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës, e kështu mosha e saj eshtë tek 27-28 vjeç.

Pra Gazi dhe Ira vërtetojnë dhe njëherë shprehjen se dashuria nuk njeh moshë sepse mes tyre ka një diferencë prej më shumë se 15 vite./bordo.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.