Categories
Aktualiet

Nuk e keni ditur qe keto 5 ushqime duhen ruar me patjeter ne ngrirje sipas shefave te kuzhines

Pjesa e ngrirjes së frigoriferit nuk është vetëm vendi ku duhet të vendosim akull dhe akullore, por është gjithashtu një vend i mrekullueshëm për të ruajtur ushqimet që i pëlqejnë familjes suaj.

Kur bëhet fjalë për artikujt e ngrirë që duhet të keni gjithmonë në shtëpi, ekspertët e ushqimit ju rekomandojnë të mendoni në mënyrë strategjike: e rëmdësishme është që të keni ushqimin që ju pëlqen, përndryshe do ta harroni në ngrirje.Kini parasysh se tani është sezoni kur duhet të ngrini shumë ushqime në mënyrë që t’i ruani për në stinën e dimrit.

Spinaqi

“Spinaqi i ngrirë është një perime e shëndetshme që duhet ta ruani në shtëpi. Përveçse mund ta përdorni për të bërë supat tuaja të preferuara, spinaqi mund të përdoret shtesë në makarona, supa apo edhe pjata të tjera si spinaq i kremuar.

Lëngu i perimeve ose mishit

Është një tjetër ushqim që duhet patjetër ta keni në shtëpi, në raftin e ngrirjes së frigoriferit. Ju mund të zgjidhni mish pule ose viçi, ose edhe lëng perimesh që janë të pasura me, si patatet, së bashku me një qepë të plotë dhe karrota ose selino.

Ky lëng psh quhet lëng kaliumi dhe është mirë që të ngrini dy ose tre qese dhe sa herë dëshiron të përgatisësh diçka të shijshme ja shton.

Frutat e sezonit

Ruajtja e frutave, të tilla si manaferrat ose pjeshkët, në frigorifer kur ato janë në sezonin e pikut është një veprim i zgjuar. Dhe mos i neglizhoni domatet sepse i shtoni kudo, tek picat, makaronat etj. Gjithashtu mund të ruani në ngrirje edhe frutat e thata dhe mbahen aty të freskëta për të gjithë vitin.

Mishi

Kuzhinierët rekomandojnë ndarjen e mishit që mund ta blini në pako më të mëdha, si kofshët e pulës, dhe ngrirjen e tyre në qese më të vogla. Dhe pasi mishi juaj të jetë gatuar, mendoni ta ngrini përsëri nëse ju ka tepruar.

Është mirë të ruani në ngrirje mbetjet nga darkat e ndryshme të mishit (copë viçi ose bërxolla derri, mish pule të pjekur, etj.) për t’i bërë mbushje për petë.

Ushqimi i përgatitur paraprakisht

Gjithashtu është mirë të ruani një ose dy vaktet tuaja të preferuara në frigorifer, psh oriz i skuqur, lazanja etj., që në ditët kur të jeni të lodhura ta keni gati vaktin për ta gatuar. Gjithashtu mund të ruani në ngrirje edhe pica, apo tortilla, dhe natyrisht akulloret mos i harroni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *