Nuk e keni provuar ndonjehre, por provoni te pregatisni glikone e manderines dhe do te shikoni

Jemi në periudhën më të mirë të mandarinave prandaj duhet t’i shfrytëzoni për disa gliko të shijshme. Për t’i dhënë edhe një aromë joshëse mund të përdorni karafila.

Mandarinat duhet t’i zgjidhni të vogla dhe me lëkurë të pastër.

Përbërësit:

1kg mandarina,

250 ml ujë,

300 gram sheqer,

20 gram karafil.

Përgatitja:

Vendosni në një tenxhere për të zierë ujin, sheqerin, dhe karafilat.

Sapo të fillojë të marrë një valë shtoni mandarinat e lara mirë. Rekomandohet t’i lini përeth 20 minuta, pasi mandarinat nuk duhet të zbuten plotësisht.

Më pas i hiqni dhe i lini mënjanë të ftohen. Merrni disa kavanozë qelqi të sterilizuar dhe vendosni me ndihmën e një luge druri glikonë e mandarinave.

Pas kësaj mund t’i ruani në ambiente të freskëta dhe t’i shijoni kurdoherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.