Categories
Aktualiet

Nuk keni perse ti blini ne pastiçeri: Pastashutat mund ti pergatisni lehte ne kuzhinen tuaj

Për të përgatitur pastashu me krem pastiçerie ju vjen në ndihmë receta më poshtë. Me siguri në fund, ju do ti thoni mjaft atyre që gjenden të gatshme.

Për 20 racione pastashuta nevojiten: 500 g miell, gjalpë i tretur, 3 g sheqer, 10 g kakao, sheqer pluhur 50 g, 200 g vaj, 500 ml ujë, 10-12 kokrra vezë, 3 g kripë.

Pregatitja: Në fillim përgatisim brumin. Me anë të qeskës së pastiçerisë hidhet në një tepsi, të palyer me yndyrë, në formë shkopi me gjatësi 6 cm. Pastaj futet në furrë për pjekje në temperaturë 220-240 gradë për 15-20 minuta.

Pasi ftohet pritet me thikë horizontalisht. Largojme pjesën e sipërme në formë kapaku dhe pjesa e poshtme mbushet me krem pastiçerie me qesen e pastiçerisë (nëse nuk keni një të tillë mund të përdorni një lugë gjelle).

Vendoset pjesa e sipërme dhe lyhet me çokollate të ngrohur në temperaturën 70 gradë. Dhe ja ku keni disa pastashuta të shijshme të përgatitura nga duart tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *