Categories
Aktualiet

Nuk tentoi me te rikthehej pasi e larguan: Rezana Celiku, aktorja e njohur e ekranit tregon arsyen e largimit

Pas një periudhe të shkurtër si prezantuese e programacionit në TVSh, ju u shkëputët nga televizioni, cila qe arsyeja?

Ika nga televizioni për shkak të një inc identi. Shkoja çdo pasdite në punë dhe, para se të dilja në ekran, duhet të bëja grimin vetë. Ishte një aparaturë me prizë, ku ngroheshin në ujë bigudinat që vija në flokë.

Një natë e kisha harruar prizën pa hequr. Të nesërmen më thërret drejtori i Televizionit në zyrë dhe më thotë se kisha shkaktuar një inc ident të rë ndë. Ishte dje g ur aparatura e bigudinave, për shkak se unë e kisha harruar prizën pa hequr.

Por, tjetërkund ishte shkaku i pez ullimit. Sipas tyre, studioja e grimit ishte ngjitur me studion e lajmeve dhe atë vit do të bëheshin zgjedhjet për Kuvendin Popullor dhe, nëse do të kishte marrë flakë studioja e lajmeve, do zhd. ukeshin të gjithë arkivat dhe materialet e nevojshme.

Ata tentuan ta cilësonin këtë akt si sabotim, i cili do të kishte pasoja të rënda për mua. Ishte ky shkaku pse më larguan nga ekrani, e mandej nuk tentova më të rikthehem aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *