Pasi ti provoni nuk do i ndani nga tavolina: Receta ndryshe e brioshit me kos dhe limon qe do te bej mengjeset tuaja

Mos humbisni rastin ta provoni këtë recetë. Shijojeni për mëngjeset e tuaja bashkë me familjen. Ndiqni hapat e thjeshtë dhe përgatisni vetë brioshët më të shijshëm që keni provuar ndonjëherë.

PËRBËRËSIT : 250 gr miell, 125 gr gjalpë, 125 gr kos të bardhë, 1/2, pako maja për embëlsira, një majë luge kripë, lëkur limoni i grirë imët, pak miell kokosi

PËRGATITJA

Shkrijmë gjalpin në banjo maria, ( nje tenxhere me ujë të nxehtë poshtë dhe një ene tjetër ku vendosim gjalpin në menyrë që të shkrihet ).

I bashkojmë të gjitha përbërësit sëbashku.

I kalojmë në mixer dhe më pas brumin e punojmë dhe me duar.

Spërkasim tavolinën me miell, hapim brumin në një rreth, e ndajmë në 8 pjesë. I mbushim me çfarë të kemi më shumë qejf, si reçel, mjaltë, nutella dhe i pjekim me 180 gradë për rreth 20 minuta./Kuzhinaime

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.