Pasi u largua nga Top Chanel, Ben Blushi merr drejtimin e nje tjeter televizioni te njohur

Para disa muajsh, ish politikani dhe shkrimtari Ben Blushi ishte ndër emrat më të komentuar pas skandalit të rrjedhjes së pagave pasi rezultonte si njeriu më i mirëpaguar në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste rezultoi se është paguar rreth 20 milionë lekë në muaj te Top Channel.

Tani Blushi mësohet se do të marrë drejtimin e një tjetër televizioni pas largimit nga TCH. Aventura e tij e re do të jetë Euronews Albania.

Ky filial i televizionit ndërkombëtar me të njëjtin emër, me qendër në Francë, ka dy vjet në treg.

Ben Blushi është njeri me përvojë në botën e medias që në vitin 1991 dhe duket se nuk do të heqë dorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.