Pastroni kembet nga infeksionet e ndryshme dhe kallot me kete perberje: Pasi te lyeni kemben vishni dhe çorapet

Kallot janë pjesë të trasha dhe të forta lëkure të vdekur me ngjyrë gri në të verdhë.

Shkaqet e kallove mund të jenë të ndryshme duke filluar nga thatësia e lëkurës, këpucët e papërshtatshme dhe përdorimi i tyre pa çorape, si dhe infeksionet e ndryshme të lëkurës.

Në qoftë se i keni provuar të gjitha, por sërish nuk keni arritur rezultatin e duhur ju këshillojmë të provoni metodën e mëposhtme:

Përbërësit: 4 aspirina, lëngu i 1 kokrre limoni, 1 lugë gjelle ujë, 1 lugë gjelle uthull molle.

Shtypini aspirinat derisa të bëhen pluhur. Shtojini në në enë të pastër dhe më pas shtoni lëngun e limonit, ujin dhe uthullën e mollës. Përziejni sëbashku derisa të formohet një masë homogjene.

Lyejini këmbët me masën e krijuar dhe më pas vishni një palë çorape pambuku. Aspirinat duhet të veprojnë për 20-30 minuta dhe më pas shpëlajini këmbët me ujë të vakët.

Aspirinat stimulojnë qarkullimin e gjakut, reduktojnë dhimbjet dhe inflamacionin. Përdoreni këtë metodë natyrale 2 herë në javë . Rezultatet do të kalojnë pritshmëritë tuaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.