Per cilin nga kengetaret behet fjale? I martuar me kengetaren e njohur dhe baba i 2 femijeve

Behet fjale per Alban Skënderaj i cili është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Albani me origjinë është nga Vlora. Babai i tij në atë kohë punonte si oficer dhe i duhej të shpërngulej në Lushnje ku dhe lindi Albani.

Pas disa vjetësh ai u kthye prapë në Vlorë ku kreu shkollën e mesme “Halim Xhelo”. Ai bëri çmendurinë më të madhe të jetës së tij duke u larguar me një shok në një anije të rastit drejt Italisë, ndërkohë që familjet e tyre nuk udinin asgjë.

Atje ai vazhdoi një shkolle për Hoteleri-Turizëm, por e la atë degë sepse për të bërë karrierë i duhej të lëvizte shumë. Me vëllezërit e tij ai hapi një dyqan mobilierish tip antikuarë.

Në të njëjtën kohë, ai punonte dhe si infermier terapist pasi kishte bërë një kurs për këtë zanat. Ndërkohe, ai kishte bërë dhe një kurs disa mujor për kitare dhe për kanto.

Në Itali, ai merrte shpesh pjesë në konkurse të vogla që zhvilloheshin në qytetin ku jetonte, ku ftonte shpesh çmime. Ndonëse larg Shqipërisë ai i ndiqte aktivitete muzikore që zhvilloheshin këtu.

Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Alban Skenderaj sot eshte baba i dy femijeve dhe eshte i martuar me kengetaren Miriam Cani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.