Per te bere pica ne shtepi, ky eshte sekreti ne pergatitjen e brumit ne menyre qe ajo te dale sa me e shijshme

Receta baze për brumin e pices kërkon maja, ujë të ngrohtë, miell, pak kripë dhe vaj ulliri.

Ne disa receta perdoret dhe sheqeri ose mjalti ne sasi te vogla.

Gjithashtu ju mund ta përshpejtoni ardhje e brumit duke e vene në një vend të ngrohtë, ose ta lini të vijë natyralisht per 1-2 orë (ky eshte dhe sekreti, ku shumica nuk e dine).

Ne pritje te ardhjes se brumit, ju e ngrohni furrën. Vereni brumin në një tavolinë druri ku keni hedhur pak miell dhe sipër tij gjithashtu.

Hapeni ne forme rrumbullake me shkopin e brumit dhe mos e lini shume te trashe pasi nuk piqet mire, por as shume te holle sepse mund te thahet.

Perberesit: 7-8 gram maja, 1 ½ gota ujë të ngrohtë, 4 gota me miell, 1 ½ lugë çaji me kripë, 2 lugë gjelle me vaj ulliri.

Përgatitja :1. Futni majanë në uje te ngrohtë dhe lëreni per pak minuta.

2. Hidhni në perzieresin e ushqimit miell dhe kripë dhe përziejini dhe nderkohe shtoni pak e nga pak ujin e ngrohtë me majanë. Fikeni perzieresin dhe hidhni vajin e ullirit. Ndizeni sërish dhe i përzieni.

3. Nxirreni brumin nga perzieresi apo tasi ku e keni përzier dhe vendoseni në një sipërfaqe ku keni hedhur miell dhe punojeni brumin.

Pasi ta keni punuar mirë me dorë per disa minuta, ndajeni brumin në 4 pjese të barabarta. Punojini serish me dore dhe jepuni formen e topthave te vegjel.

4. Mbulojini me peshqir të pastër dhe lërini deri sa të kenë dyfishuar sipërfaqen. Me pas beni mbushjen e pices sipas deshires dhe i fusni ne furre te piqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.