Perdoreni te pakten 3 here ne jave: Si te mos harxhoi para duke perdorur vajin e ullirit ne kete menyre

Vaji i ullirit është një produkt ushqyes dhe i plotë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës E, mineraleve dhe acideve yndyrore esencialë. Në këtë artikull do të gjeni disa përdorime të vajit të ullirit për bukurinë.

Balsam për flokët

Vetëm një sasi e vogël e vajit të ullirit mjafton për të zëvendësuar balsamet e ndryshme që mund të jenë mjaft të shtrenjta. Në sajë të vetive të tij ai hidraton dhe i jep shkëlqim flokëve.

Si ta përdorni atë:

Vendosni pak vaj ulliri në pëllëmbët e duarve dhe aplikojeni atë në flokë, duke filluar nga mesi deri te majat.

E lini të veprojë për 10 minuta dhe pastaj e shpëlani.

Përdoreni trajtimin të paktën 3 herë në javë.

Krem zbutës

Yndyrnat esenciale dhe antioksidantët e bëjnë këtë vaj një nga kremrat zbutës dhe produktet natyrorë më të mirë për lëkurën tuaj. Zbatimi i tij lufton thatësinë, redukton pikat e zeza, mban elastike zonat më të ndjeshme të fytyrës dhe parandalon rrudhat.

Si ta përdorni atë:

Merrni një sasi të mjaftueshme të vajit të ullirit dhe fërkoni të gjithë trupin me masazhe të lehta.

Bëjeni këtë gjë çdo ditë.

Balsam për lëkurën e thonjve

Kujdesi për lëkurën që mbron thonjtë është një hap shumë i rëndësishëm në rutinën tuaj të bukurisë. Për t’i zbutur dhe për t’i mbajtur ato të hidratuar, përfitoni nga vetitë e vajit të ullirit.

Si ta përdorni atë:

Fërkoni me vaj ulliri lëkurën e thonjve.

Përsëriteni trajtimin çdo ditë. Il’aç për puçrrat në fytyrë

Megjithëse produktet me përbërës vaji nuk janë të rekomanduara për lëkurën me pu çrra, ky nuk është rasti i vajit të ullirit. Ju mund të përgatitni një trajtim me bazë vajin e ullirit.

Si ta përdorni atë:

Lagni një lugë çaji me vaj ulliri dhe kripë dhe aplikojeni atë direkt te pu çrrat. E lini të veprojë për 10 minuta dhe pastaj e shpëlani.

Përdoreni atë 3 herë në javë.

Forcon qerpikët

Nëse vini re se qerpikët tuaj po bien ose janë pak të brishtë, përdorni çdo ditë vaj ulliri për t’i përforcuar dhe për të nxitur rritjen e tyre.

Si ta përdorni atë:

Lyeni me vaj ulliri një furçë të pastër rimeli dhe aplikojeni në qerpikët tuaj që nga rrënja. Përsëriteni trajtimin çdo natë.

Mbrojtës për thonjtë

Thonjtë delikatë dhe të thatë mund të mbrohen falë ushqyesve që përmban vaji i ullirit.

Si ta përdorni atë:

Hidhni vaj ulliri të mjaftueshëm në një filxhan dhe zhysni thonjtë tuaj për 10 minuta.

Përsëriteni këtë gjë çdo ditë.

Ju gjithashtu mund t’i lyeni me një furçë të pastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.