Categories
Aktualiet

Perse u largua nga ekrani? Ermali tregon me ne fund arsyen

Ermal Mamaqi ka dhënë këtë të enjte një interviste për moderatorin Alban Musa në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Ai foli për trajnimet që po kryen kohët e fundit si motivues. Ermali tregoi gjithashtu dhe se cila ishte arsyeja që vendosi të largohej nga ekrani pas pyetjes që bëri moderatori.

“Emisioni “Xing” ka qenë një hap i madh që bëra në industrinë e televizionit. “6 ditë pa Ermalin” ka qenë dashuria e parë por Xing ishte treni që më solli shumë të mira nga të gjithë anët.

Çdo gjë e madhe kërkon impenjim të madh deri në pikën kur kuptova që shkëlqimi po binte. Doja të tërhiqesha në kohën e duhur.

Kur e kuptova që po shkojmë poshtë mendova të tërhiqem dhe të bëj diçka tjetër.

Është më bukur të gjesh dhe të shkosh nëpër hapësira që nuk i shkelur më parë.”, tha Ermali duke shtuar se aktualisht nuk e mendon një rikthim në ekran për shkak të angazhimeve të tjera.

“Nuk ka ardhur momenti sepse nuk e ndjej ta bëj këtë gjë. Televizioni është i bukur por është një konsum i madh dhe do të fokus të veçantë që nuk e kam komoditetin për ta dhënë tani.”, tha Ermali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *