Receta e flise nga zonja Violeta qe pergatitet ne mbare Kosoven por dhe ne Shqiperi

Flija e pregatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore.

Perberesit qe u nevojiten per kete recete: 3kg miell, 2 Litra ujë, 2 lugë kripë, 2 kavanozë mazë.

Pregatitja :Flija e pregatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore.

Flija është specialitet që përgatitet në mbarë Kosovën sidoqoftë me variacione rajonale. Brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush.

Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur. Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipëri me mazë të shkrirë. Flija servohet me kos, turshi, djath, mjaltë, pestil./Receta dhe foto nga Violeta Myftari

Leave a Reply

Your email address will not be published.