Receta me e vjeter e qofteve: Provoni ti shtoni kete perberes per ti dhene shije

Kjo është receta më e vjetër e përgatitjes së qofteve më të mira që keni ngrënë ndonjëherë. Duhen vetëm 20 minuta për t’i gatuar.

Përbërësit: 60 gr thërrime buke, 60 ml qumësht, 400 gr mi sh i gr irë viçi, 200 gr m ish i gr irë qengji, 1 vezë, 30 gr djathë kaçkavall, Pak arrëmyshk (do ti jap shije komplet tjeter, ndryshe nga cfare jeni mesuar deri me sot), 1 lugë gjelle majdanoz, 1 lugë gjelle nenexhik, Vaj, Kripë, Piperi zi.

Përgatitja: Shtoni thërrimet e bukës në një tas mesatar sëbashku me qumështin dhe lërini për 10 minuta, derisa buka të përthithë gjithë qumështin. Më pas shtoni në të mishin e viçit dhe atë të qingjit.

Hidhni vezën, djathin e grirë, arrëmyshkun, majdanozin dhe nenexhikun e copëtuar. Spërkatini me pak kripë dhe piper të zi dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit që të përftoni një masë homogjene.

Më pas merrni nga masa e përgatitur dhe formoni qoftet në formën që dëshironi. Vendosni një tigan me vaj dhe renditni qoftet në të.
Skuqini për disa minuta nga të dyja anët dhe renditini në një pjatë për servirje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.