Recete ndryshe e turshive per kete dimer: Do te bej diference ne tryzen tuaj dhe e gjithe familja do kenaqet

Deri me sot jemi mesuar me nje recete ndryshe te turshive, ku ketu mund te permendim domatet turshi, lakrat turshi etj.. Por kjo recete e kerpudhave turshi me te vertete do te bej diference ne tryezen tuaj kete dimer. Receta dhe menyra pergatitjes:

Përbërësit: – 1 kg kërpudha, – 2 dl uthull, – 2 dl ujë, – 1 lugë e vogël kripë, – 1 lugë e vogël sheqer, – piper kokërr.

Përgatitja: Kërpudhat lani mirë dhe lini të kullohen.

Në një tenxhere hidhni ujë, uthull, kripë, piper dhe sheqer dhe zieni derisa të vlojnë.

Në lëngun e vluar shtoni kërpudhat dhe kulloni tre deri në pesë minuta.

Vendosni kërpudhat në kavanoza të pastër, më pas hidhni lëng të nxehtë mbi to që të njomen dhe mbyllni me kapak të pastër. Shkundni mirë kavanozat dhe lërini të ftohen.

Mund të hani kërpudha të marinuara në këtë mënyrë të nesërmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.