Rikthehen perseri rreshjet ne vend: Metorologu tregon se si do te nis java e fundit e Tetorit

Dita e sotme mbetet në ndikimin e kthejllimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, këto të fundit më të dukshme do të jenë në zonat malore. Ultësirat perdënimore pritet të jenë në dominimin e kthejllimeve në pjesën më të madhe të saj.

Edhe gjatë fundjavës do të kemi kohë të shumtë me diell, kryesisht në pjesën e parë të ditës në zonat bregdetare dhe zonat e ulët, përfshirë ketu edhe kryeqytetin. Ndërsa zonat malore herë pas here do të kenë kalime të pakta të vranësirave. Më të dukshme këto do të jenë në pjesën e dytë të ditës, por nuk pritet të sjellin reshje.

Po ashu edhe pjesërisht në ultëisrat perëndimore priten herë pas here vranësira, por përgjithësisht situata do të jetë e favorshme.

Ditën e stome temperaturat kanë pësuar një rritje të lehtë me 1 gradë celcius. Por është mesdita ajo që sjell një rënie më një gradë duke i ngjitur maksimumet në ultësirën perëndimore të regjistrojnë 25 gradë celcius, bwn me dije sinoptikani Hakil Osmani.

Fundjava sjell rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që vlerat minimale të ngjitet në 7-8 gradë celcius në orët e para të mëngjesit, ndërsa maksimumi pritet të luhatet në vlerat e 26 gradë celius duke bërë një fundjavë me mot të kthjellët dhe me temperatura relativisht të ngrohta.

Edhe java e ardhshme, që përkon me ditët e fundit të muajit tetor pritet të nis me të njëjtat kushte atmosferike si kjo fundjavë.

Edhe rajoni është përfshirë nga masa ajorore të qëndrueshme ku pjesa më e madhe e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe me diell. Kosova do të jetë ajo që preket më shumë nga vranësirat, por pa reshje./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.