Rozana Radi tregon se çfare do t’ju thote prinderve te saj te ndjere kur te shkoj atje lart

Rozana Radi është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Ajo tashmë ka krijuar steriotipin e saj, si një vajzë pa komplekse që nuk e vret shumë mendjen se çfarë thonë apo mendojnë të tjerët. Është aktore, këngëtare, autore tekstesh dhe ka një mijë interesa në jetë.

Rozana Radi ishte një prej të ftuarve në puntatën e mbrëmshme të “Goca dhe Gra”, ku diti si gjithmonë të emocionojë me rrëfmimin e saj, por edhe të shkaktojë shumë të qeshura.

Ndër të tjera, artistja foli edhe për prindërit e saj që janë ndarë nga jeta.

Gati për të lotuar ajo tha se kur t’i takojë sërish atje ku janë, do t’i thotë se gjatë gjithë kësaj kohe i ka kujtuar dhe ka jetuar me kujtimin e tyre, ndërsa do t’i tregojë edhe për gjithcka ka bërë në kohën kur ata nuk kanë qenë prezentë fizikisht në jetën e saj.

Me siguri ata do të jenë shumë krenarë për gjithcka që Rozana ka bërë, gjë që ajo e shpreson shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.