Categories
Aktualiet

Si do te jete fillimi i muajit Gusht? Meteorologia tregon se kur do te rikthehen rreshjet

Kjo verë, të paktën gushti do të jetë i thatë dhe nuk pritet të ketë reshje deri në mes të shtatorit, sipas parashkimit paraprak të meteorologes Tanja Porja.

Përsa i përket ditës së sotme, kemi një freskim të motit me 1-2 gradë që do të jetë më i ndjeshëm në zonat veriore dhe veri-lindore. Gjatë orëve të mëngjesit ka patur një rritje të lehtë të vlerave temrike, por do të freskohet moti në mesditë dhe në vijim.

Kemi nga 18-26 gradë celcius temperaturat minimale gjatë orëve të mëngjesit. Zbret makismumi në 27 gradë celcius në zonat malore ndërkohë ruhet në një zonë krejt të izoluar rreth 39 gradë maksimumi i ditës së sotme. Era herë pas here bëhet mesatare, disi problematike kryesisht në brigjet e Adriatikut.

Sot priten gjithashtu edhe reshje, por të pakta dhe të izoluara kryesisht në veirlindje, shumë më pak në skajin verior.

Është dita e nesërme e cila sjell vranësira të dukshme, prezencë të reshjeve në formën e rebesheve në të gjithë shtrirjen malore, por mundësitë për reshje në zonat e ulëta dhe bregdetare janë thuajse zero, zbulon meteorologia.

E premtja sërisht kthjellime dhe vranësira.

Përsa i përket vlerave termike, mbetemi pak a shumë në të njëtat vlera. Kemi një rënie të lehtë të enjten dhe të premten në orët e mëngjesit ndërsa mesdita mbetet në vlera të larta. Sot shumë pranë 39 gradëve, po ashu edhe të premten.

Ndërsa dita e enjta, pra nësër sjell prezencë të reshjeve në një pjesë të vendit, ka edhe një rënie me 2-3 gradë në orët e mesditës.

Por kjo rënie është krejt e përkohshme, pasi që nga e premtja, por edhe në vijim e deri në fund të këtij muaji dhe javën e parë të gushtit mbetemi në kushtet e valës së të nxehtit afrikan./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *