Si do te jete kjo fundjave dhe nata e nderrimit te viteve? Meteorologia tregon se si

Kjo fundjavë parashikohet të jetë më mot të vrenjtur e reshje shiu kryesisht ditën e diel. Në një lidhje direkte në News 24 sinoptikania Lajda Porja tha se temperaturat e ajrit janë rritur, duke e krahasuar me mëngjeset e lagështa e të ngrohta të vjeshtës.

Sipas saj java që vjen do karakterizohet nga një mot me rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat e thella malore do kenë dëborë. Sa u përket ditëve të ndërrimit të viteve, Porja tha se do kemi mot të vrenjtur e me kalime të lehta kthjellimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.