Si pritet te hyj muaji Nentor ne vendin tone? Meteorologia tregon se kur pritet te vij vjeshta tipike

Nuk do të kemi ndryshime të mëdha në tablonë sinoptike. Kemi kryesisht kthjellime dhe vranësirat do të jenë kalimtare.
Njësoj si në pjesën e dytë të ditës së sotme, më të fokusuara vranësirat do të jenë në veri dhe shumë më pak në zonat qendrore, jugu mbetet i kthjellët.

Vlen të theksohet është fakti që sot presim maksimume mbi 28 gradë celcius dhe presim 27-28 në disa prej qyteteve të shtrirjes perëndimore të territorit shqiptar.

Në orët e mëngjesit kemi nga 8-18 gradë celcius, vlera këto mjaftt ë larta për muajin tetor, stinën e vjeshtës në të cilën ndodhemi.
Ndërkohë vlera më e ulët gjatë mesditës do të jetë 22 gradë celcius, në qarkune Pukës, por edhe në zonën e Kolonjës.

Pra kryesisht qyteti Ersekës, ndërsa pjesa tjetër e zonës malore do të shënojë nga 22-25 gradë celcius.

26-27 gradë celcius në vijën bregdetare, ndërkohë në qarkun e Beratit është edhe vlera maksimale për ditën e sotme, 29 gradë celius. Kjo mund të konsiderohet edhe një valë i nxehti në vjeshtë, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Kjo situatë pritet të vazhdojë deri diën e mërkurë e më pas kemi nëj rënie të lehtë e graduale nga dita në ditë. Kjo rënie do të vijojë deri në ditët e fundit të tetorit, duke u kthyer në normalitetin e stinës. Nga pikpamja e fushës termike, por deri në fundjavë reshjet do të jenë në mungesë.

Nëntori do të hyjë me temperatura tipike të vjeshtës./albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.