Categories
Moti

Si pritet te nis fundjava dhe a do te kthjellohet edhe me teper moti? Meteorologia tregon detajet se si do te vijojne

Dita e sotme ka nisur me vranësira në pjesën më të madhe të territorit. Por nuk do të mungojnë intervalet me kthjellime dhe kryesisht në orët e mesditës.

Vranësirat më të fokusuara doi të jenë kryesisht në zonat malore, ku në verilindje do të ketë edhe reshje dëbore në zonat e izoluara.

Temperaturat në fakt kanë pësuar një tjetër rritje në orët e para të mëngjesit duke bërë që edhe në zonat malore të jemi në vlerën 0 gradë. Në dibër nderkohë vlerat minimale luahetn nga 5-9 gradë. Maksmalet do të shijojë një tjetër rtije duke e ngjitur termometrin deri në 17 gradë.

Dita e prmete do të nisë me alternime kthejllimesh dhe vranësirash të dendura. Duke qenë se vranësira më të fokurara do ti kemi në shtrirjen lidnore. Jugu dhe jug-lindja ku nuk do të mundojnë edhe momente më pika shiu.

Reshje të izoluara dëbore priten në zonat veri-lindore dhe jug-lindore. Përsa i përket zonave qëndre do të jenë kryesisht me kthjellime dhe vranësira të dendura.

Dita e nësrme do të sjellë një tjetër rritje duke bërë mëngjesin akoma më të ngrohtë ku mininmalet dhe në zonat malore do te kalojnë në vlera pozitive ndërkë maksimalet pritet të mbeten në vlerën 15-16 gradë celcius, bën me dije meteorologia Lajda Porja.

Parametri problematik gjatë këtyre ditëve do të jetë kryesisht lagështira e lartë në ajër dhe vranësia që do të jenë prezente gjatë gjithë ditës.

Edhe fundjava pritet të jetëpak a shumë si dita e premte. Vranësirat do të jenë më pak prezente dhe kthjellimet do të rikthehen në pjesën më të madhe të ditës, ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, më 1-2 gradë celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *