Sipas mjekes se njohur, personat qe vuajne nga reumatizmi nuk duhet ta teprojne me keto 3 ushqime

Pacientët që vuajnë nga sëm undjet reumatizmale kanë ndjeshmëri më të shtuar se pjesa e tjetër e popullatës ndaj ndryshimeve të temperaturës, qoftë uljes së menjëhershme të tyre, po ashtu edhe rritjes së temperaturave.

Një kyç i cili ka një kërc të dëmtuar, të zhveshur, i cili lejon ekspozimin e strukturave nën të siç është kocka, apo mbaresat nervore, në temperatura të larta nxit më shumë infl ama cionin duke shtuar dhimbjen tek pacienti.

Mjekja reumatologe, Ilektra Xhafa thekson se konsumimi i shtuar i mishit të kuq, apo produkteve të detit, pijeve alk olike, birrës, çon në shtimin e acidit urik mbi një vlerën e caktuar, e cila më pas çon akumulim në kyçe, kryesisht në bazën e gishtit të madh të këmbës, duke çuar në skuqje, ënjtje, dhimbje, vështirësi në lëvizje dhe nëse kjo situatë bëhet kro nike mund të përhapet dhe në kyçe të tjera.

Dr. Ilektra Xhafa, ne temperatura te larta u bën thirrje të gjithë pacientëve të cilët kanë infla ma cion, dhimbje dhe skuqje të kyçeve, të qëndrojnë në shtëpi sidomos pas orës 9 të paradites, deri në orën 3 të drekës, femrat në moshë riprodhuese që kanë sëm undje të indit lidhor.

Të evitojnë ekspozimin në diell dhe të përdorin krem me faktor mbrojtës në zonat e ekspozuara, gjithashtu grupmoshat mbi 55 vjeç të qëndrojnë në shtëpi, të konsumojnë lëngje, të veshin rroba të lirshme dhe të realizojnë disa ushtrime aerobike për të shmangur ngurtësimin më tej të kyçeve./Dr.Ilektra Xhafa, mjeke reumatologe-albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.