Sot do t’ju japim një kurë të thjeshtë për shërimin e kollës, e cila mund të përdoret si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit

Karotat janë një burim i pasur i vitaminave A dhe B, të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Këto perime janë të pasura gjithashtu me vitaminat B, C dhe K, si dhe minerale të llojeve të ndryshme, si: hekur, kalium, magnez, kalcium dhe fosfor.

Përveçse është i mirë për shikimin, karota ndihmon gjithashtu në forcimin e sistemit imunitar dhe për kurimin e problemeve të ndryshme me rrugët e frymëmarrjes, si ftohja, kolla, bro nkiti, astma etj.

Sot do t’ju japim një kurë të thjeshtë për shërimin e kollës, e cila mund të përdoret si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit.

Përbërësit: ½ kg karota, 3-4 lugë mjaltë

Përgatitja: Prisni karotat dhe vërini të ziejnë me ujë. Lërini të ziejnë derisa të zbuten, pastaj hiqini nga soba dhe shtypini mirë me një shtrydhëse. Shtoni mjaltin tek karotat dhe përzieni mirë lëngun e formuar.

Ky shurup mund të konsumohet rregullisht, duke marrë nga 3-4 lugë gjatë ditës. Pas 1-2 ditësh ju nuk do të keni më kollë.

Burimi: The Health Avengers

Leave a Reply

Your email address will not be published.