Specialisti: Sapo te çoheni ne mengjes beni bashke keto 2 perberes nese keni probleme me stomakun

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, i ftuar në ABC e Mëngjesit, ka folur për dhimbjet e stomakut. Ai ka treguar disa nga shkaqet që krijohet kjo dhimbje.

Sipas profesorit, mënyra më e mirë për ta kuruar këtë dhimbje është duke pasur kujdes me ushqimet.

Ai ka rekomanduar disa kura bimore që mund t’i vijnë në ndihmë të gjithë atyre që vuajnë nga dhimbjet në stomak.

“Është shumë e dëmshme ngrënia dhe përcjellja në stomak e gjërave shumë të nxehta dhe shumë të ftohta. Ne na ka qëlluar, mbaj mend nga fëmijëria që e hamë akulloren shumë shpejt, ne nuk na mpihen dhëmbët, po na dj eg gjithë fyti, gjithë stomaku.

E njëjta gjë na ndodh edhe me çajin apo supërat, që përpiqemi ta kalojmë shumë shpejt nga goja dhe bëjmë dëm më të madh.

Mirë është që të kujdesemi, mos t’i konsumojmë asnjërën me temperatura ekstreme dhe për më tepër për të mos i përcjell menjëherë në stomak. Ne këto mund të na shfaqen edhe sepse mund të jemi të pakujdesshëm dhe çfarë duhet të bëjmë.

Ne duhet të përpiqemi të ndajmë racionet tona ushqimore jo vetëm në tre, por në 4 deri në 6, kur jemi me këtë sëm undje. Duhet të kemi kujdes të mos hamë ushqime me acidet të lartë. Përveç se duhet të marrim këto masa, ne pastaj duhet të bëjmë një lloj vlerësimi, kurimi në stomak.

Një kurë është ajo me mjaltë, që duhet marrë që në esëll në mëngjes. Këtë mund ta përzieni në ujë, çaj dhe qumësht. Por kujdes ata që vuajnë nga laktoza nuk duhet ta konsumojnë qumështin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.