Temperatura deri ne 42 grade: Meteorologia e njohur tregon diten se kur pritet te vijne

Nga sot dhe ditët në vijim vendi ynë do të përfshihet nga vala e të nxehtit ku temperaturat do të kapin dhe shifrat deri në 42 gradë celsius.

Këtë parashikim bëri meteorologia Lajda Porja në një lidhje skype me MCN Live, ku u shpreh se sinjale për reshje shiu fatkeqësisht nuk ka dhe se vendi do shoqërohet nga thatësira.

Një lajm jo i mirë duke qenë se sot, nesër dhe në vijim do futemi në valën e të nxehtit.

Gjithë Evropa po përjeton flakët e ferrit, temperaturat deri në 38 gradë, parashikohet që nga nesër e në vijim do kemi rritje duke kulmuar të premten dhe në vijim ku termometri do shënojë vlerat 40 deri 42 gradë celsius.

Qytetet që do preken më tepër mund të veçojmë Elbasanin, Berati, Gjirokastra, bregdeti deri në 37 dhe Korça deri në `34 gradë, pra dhe zonat malore do jenë të përfshira nga temperatura të larta. Sinjale për reshje fatkeqësisht nuk ka dhe do na shoqërojë thatësira.

Më tej ajo bëri të ditur se territori shqiptar nuk pret të thyejë rekorde temperaturash, ndërsa bëri thirrje që kushdo që se ka të nevojshme, të qëndrojë në shtëpi gjatë pikut të vapës që është përkatësisht ora 11:00 deri në 14:00.

Do të thoja se intervali nga 11:00 deri në 14:00 për të gjithë ata që se kanë të nevojshme të lëvizin është mirë të qëndrojnë në shtëpi, veçanërisht moshat e treta dhe fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.