Temperatura tipike te veres, meteorologia tregon ditet kur temperaturat pritet te kapin pikun

Sot pasdite do të ketë vranësirz vetëm në zonat malore ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu, nq qarkun e Tropojës dhe shumë pak Kukësi, reshje këto të papërfillshme. E gjithë kjo javë do të jetë e qëndrueshmepërsa i përket motit. Paraditet do të jenë me diell. Nga ora 10:00 deri në orën 15:00 pjesa më e madhe e territorit do të jetë në mbizotërimin ediellit.

Vranësirat e lehta dhe kalimtare do të shfaqen herë pas here pasditeve. Mëngjesi i sotëm ka ndjekur mëngjeset e javës së kaluar me temperatura relativisht të ngrohta. Por duket nisur nga dita e nesërme e deri në fundjavë do të kemi rënie të temperaturave dhe mëngjeset do të jenë goxha të freskëta.

Në zonat malore termometro do të ulet deri në 5 gradë. Temperatura këto tipike të mujit tetor.

Një ndryshim të madh do të pësojnë vlerat termike në mesditë. Ditën e sotme priten temperatura 25-26 gradë celius.

Kështu pritet të vazhdojë deri në mesin e javës, por pas ditës së mërkurë temperaturat do të shkojnë deri në 28 gradë, temperatura tipike këto të pranverë-verës, bën me dije meteorologia Lajda Proja.

Temperaturat e mesditës janë 3-4 gradë më të larta se ç’duhet të shënojë muaji tetor ku maksimalja është 23.5 gradë.

Edhe në rajon moti do të jetë i kthejllët. 5-20 gradë do të jenë temperaturat në rang territori në Kosovë, ku kthjellimet janë të pranishme gjatë gjithë kësaj jave.

Edhe Maqedonia e Veriut ndodhet në ndikimin e kthjellimeve dhe kësaj mase ajorere të qëndrueshme. Gjithashtu pritet një rritje temperaturash pas të mërkurës, deri në 24 gradë celcius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.