Categories
Aktualiet

Trajtimi me sode buke per te gjitha grate dhe vajzat qe nuk duan te harxhojne para duke shkuar

Kur është fjala për bukurinë, ëndrra e secilit është gjetja e produkteve natyrore, të thjeshta për t’u vënë në praktikë dhe ndoshta edhe ekonomike. Sot, për të përmbushur këto nevoja, ne do të flasim për kombinimin e dy ushqimeve natyrore dhe të shëndetshme që pothuajse të gjithë i kanë në shtëpi: mjaltë dhe sodë buke.

Së bashku, këta dy përbërës bukurie janë në gjendje t’i japin lëkurës një pamje më të shëndetshme.

Receta bukurie me bazë mjaltin dhe sodën e bukës.

Maska kundër rrudhave me mjaltë, sodë buke dhe limon.

Për përgatitjen e kësaj maske, nevojiten dy lugë sodë buke, një lugë çaji mjaltë organik, lëngu i një limoni organik dhe një lugë gjelle uji. Përzieni të gjithë përbërësit derisa të përftoni një lloj kremi që do ta aplikoni në fytyrë, me përjashtim të zonës së syve.

Maska në fjalë duhet të mbahet për rreth 15 minuta dhe më pas të lahet me ujë të ngrohtë. Aplikimi i saj një herë në javë do të ndihmojë lëkurën të pastrohet dhe të duket më e ndritshme, duke vonuar shfaqjen e rrudhave.

Scrub me sodë buke dhe mjaltë. Për përgatitjen e tij duhet një lugë gjelle sodë buke, një lugë mjaltë organik dhe ujë të mjaftueshëm për t’i përzier të dyja, në këtë mënyrë do të përftoni një masë që duhet vendosur mbi fytyrë me masa të lehta. Prania e sodës, në fakt, do të krijojë një lloj pastrimi që do të ndihmojë lëkurën të heqë qafe papastërtitë.

Pasi ta masazhoni mirë, shpëlajeni dhe aplikoni një krem neutral. Dy ose tre herë në javë, ky pastrim do të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës tuaj të pastër, duke mbajtur larg pikat e zeza dhe problemet që lidhen me akumulimin e papastërtive.

Maska anti-njollë me sodë buke, uthull dhe mjaltë. Për këtë maskë, duhen një lugë çaji sodë buke, gjysmë gote ujë me një lugë gjelle uthull molle, një lugë gjelle mjaltë organik dhe lëngu i gjysmë limoni.

Përzieni të gjitha përbërësit dhe masën e përftuar aplikojeni në fytyrë të pastër, duke e lënë të veprojë për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë në temperaturën e mjedisit. Përsëritja e kësaj gjëje një herë në javë, zbeh njollat e lëkurës./Revista Psikologjia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *