U bene plot 11 vite pa aktorin e njohur Vasillaq Vangjelli, rolet e tij ne kinematografine Shqiptare do te mbahen mend gjate

Pas një bashkëjetese dhe lu fte të gjatë me diabetin, më 26 shtator 2011, ende pa mbushur 64 vjeç u nda nga jeta, Vasillaq Vangjeli. Ai dha një kontribut të çmuar në artin skenik shqiptar duke gdhendur një emër me vlera në panteon.

U bënë 11 vite pa të. Për më shumë se 45 vjet në skenë, Vangjeli ka luajtur mbi 100 role në teatër, kinematografi dhe estradë.

Në vitin e tretë të Mjekësisë, Vasillaq Vangjeli e lë shkollën për të hyrë në Institutin e Lartë të Arteve (vitet 1973-1975). Pas përfundimit të tij e çuan për të bërë stazhin në teatër.

Nga Teatri Popullor e kaluan në Estradën e Shtetit si aktor i humorit dhe që nga viti 1976 deri më 1 prill 2005 ka qenë aktor dhe regjisor në estradë dhe aktor i Estradës së Tiranës.

Në këto kushte aktivizohej që atëherë në Estradën e Shtetit, që nga viti 1967-1968 kur ka qenë regjisor Bujar Kapexhiu.

Për rreth 45 vjet në skenë, me intuitë të hollë e spontanitet të admirueshëm Vangjeli ka bërë për vete me qindra-mijëra spektatorë duke u kthyer kështu në një ndër artistët më të dashur për ta e sidomos në fushën e humorit e të skenës.

Ka qenë ndër artistët më të rëndësishëm të Estradës së Tiranës duke luajtur pothuaj në të gjitha premierat. Është një aktor me diapazon të gjerë, vokal, vesh absolute, humorist, recitues. Aktor tragjik-komik me cilësi të mëdha artistike, intuitë e depërtues i thellë në tipa e karaktere, këto janë disa nga cilësitë e Vasillaqit, i cili me mjeshtëri e finesë di ti verë në shërbim të asaj çfarë ai bën. Humorin nuk ta jep shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.