U erdhi fundi temperaturave Pranverore? Meteorologia tregon detajet

Pjesa e parë e ditës së sotme premton kushte të favorshme të motit. Kemi mot të ngrohtë me temperatura deri në 16 gradë celcius gjatë ditës, por të paqëndrushëm. Vranësirat do të jenë të dukshme në territor, por reshjet do të jenë të përkohshme dhe kryesisht do të ketë shi.

Pra dëbora do të jetë e pranishme vetëm në zonat e thella malore.

Për ditët në vijim mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshëm. Shiu ditën e martë do të na vizitojë në momente të shkurtra gjatë ditës dhe do të jetë më i konsiderueshëm ditën e mërkurë. Temperaturat gjatë këtyre ditëve do të luhaten shumë pak. Temperaturat makismale do të vazhdojnë të jenë 16-17 gradë celcius pavarëisht vranësirave dhe shiut.

Dita e enjtje pritet me një ngrihtje fare të lehtë të temperaturave dhe kthjellimet do të jenë të dukshme, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.