U kujtohet kengetarja e njohur Anjeza Shahini ? Pas 3 vitesh ajo vjen me nje pamje dhe stil flokesh thuajse komplet ndryshe

Një prej vokaleve më të mira, këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini ka vite që tashmë është larguar nga Shqipëria, dhe ka ndërtuar një jetë të re në Angli me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Këngëtarja shqiptare dhe diplomati anglez kanë gjashtë vjet që janë martuar dhe sot janë prindër të një vajze, Victoria që erdhi në jetë në 2019.

Veç skenës, kengëtarja ishte zhdukur edhe nga rrjetet sociale prej më shumë se 2 vitesh. Por ajo është rikthyer ditën e djeshme me një foto.

“Kohë pa u parë”, shkruan Anjeza krah fotos ku shfaqet me flokë të prera shkurt të cilat i japin një pamje krejt tjetër.

Të shumta janë komentet nga miqtë e kolegët të cilët e pyesin se ku ka humbur këngëtarja, e të tjerë ndjekës e fansa i komentojnë se nuk e njohën me ndryshimin në look.

Leave a Reply

Your email address will not be published.