Unë kam 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Gjermani, unë jam 70 vjeç do të punoj sa të kem fuqi pastaj këtë vend do ta zënë

Fermerët këtë vit 1 litër vaji ulliri po e shesin 100 lekë më pak se 1 litër vaji luledielli që vjen nga vendet e largëta. Fermeri nga fshati Hingë i Dimalit, Flamur Rebeshi thotë se 300 rrënjët e ullirit kësaj herë nuk do t’i sigurojnë fitim, sepse bujku 70 vjeçar nuk e dinte që në vitin që çmimi i vajit do të pësonte rënie, plehrat kimike dhe fuqia punëtore do t’i kushton dy herë më shumë se sa një vit më parë

” Përpara e shisja me 6 mijë lekë litrin e vajit, ndërsa tani po e shes me 4-3 mijë lekë litrin. Unë nuk fitoj asgjë, më shumë fitojnë argatët e mi. Dal me humbje sepse nuk nxjerr dot lekët e plehrave vetëm pleh këtu kam hedh 1 milion 400 mijë lekë.

Nga 300 rrënjë ullinj unë nxjerr 2 ton vaj ku ta çoj ja shita 1 kuintal për veten time, pjesën tjetër e kam për ta shitur në treg, po kush ta marri s’ka treg s’ka se kush ta marri këtu. “- tha fermeri Flamur Rebeshi

Por fatkeqësisht e njëjta situatë është edhe për kulturën e agrumeve, sipas tij janë tregtarët ata që po fitojnë në kurriz të fermerëve dhe konsumatorit.

“Mandarinën e çoj në treg të Lushnjës, vjen u bë një punë e mirë pasi shkoi me 400 mesatarja. Kur shkoj në treg ata tregtarët flasin me njëri-tjetrin dhe dhe ulin cmimin nga 00 në 300 dhe në fund me 200 lekë kilogrami. Nuk ja vlen farë, po tregtarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin pasi shteti nuk i kontrollon ata fare ata.“- tha fermeri Flamur Rebeshi

Tregu i padrejtë sipas Flamurit do të shtojë sipërfaqen e tokave djerrë.

” Unë kam 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Gjermani, unë jam 70 vjeç do të punoj sa të kem fuqi pastaj këtë vend do ta zënë ferrat.”- tha Rebeshi

Ndryshe nga Flamuri, fëmijët e tij kanë refuzuar të merren me bujqësi, kjo sepse për çdo vit djersa e babait të tyre vlerësohet tepër lirë nga grosistët që kontrollohen nga askush./top-chanel.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published.