Zonja Vjollca tregon se çfare i thoshte Eni Çobani perpara se te niste emisioni dhe çfare i thane te afermit pasi

Vjollca, e cila u bë e famshme me shprehjet e saj në emisionin televiziv “E diela shqiptare”, ka treguar vështirësitë që ka hasur pas daljes televizive.

Në një intervistë për emisionin “Real People” në Euronews Albania, Vjollca tha se ditën që doli në televizion, situata i doli jashtë kontrollit edhe për faktin se nuk kishte marrë qetësuesin, ndërkohë që Eni Çobani e kishte instruktuar që të shante sa më shumë.

Vjollca theksoi se të gjithë të afërmit i bërtisnin dhe e shanin, gjë e cila e mërziti dhe stresoi shumë.

“Të gjithë bënin zërin tim. Merr çantën, shkon në lokal. Atë ditë nuk kisha pirë kokrrën, qetësuesen dhe fola. Dhe Eni më tha që ta shaja sa më shumë. Nuk mbaj mend fare se çfarë kam fol. Kur e kam pa këtu në telefon tim, u çmenda.

Gjithë miqtë më bërtisnin, më shanin. Më thoshin pse ke fol kështu. Këtu është mentaliteti, këtu gratë janë të mbylluara ndërsa unë s’kam qenë kështu. Më thoshin si s’ke zor, i vure në siklet çunat. Pastaj më doli se ka vde kur”- u shpreh Vjollca.

Vjollca shprehu pendesë për fjalët e saj në emision, të cilat u bënë vi rale.

“Nuk më vjen mirë që batuta ime u bë ashtu. U pendova për atë që thashë, sepse ndihem keq. Më thonë ke dalë në televizor, por mu më nxori e keqja”- tha ajo ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.