U largua nga Amerika per te vazhduar karrieren e saj ne Shqiperi: Plot para 15 vitesh, e gjeni dot se per cilen moderatore behet fjale

Ajo është ndër të paktat vajza, e lindur dhe rritur në Kaliforni, që ka lënë Amerikën për karrierë televizive në Shqipëri. Bëhet fjalë për gazetaren sportive, Lei Kraja.

Lei është kthyer në Shqipëri që pas garës “Miss America 2017” si përfaqësuese e Kalifornisë.

Sot Lei ka ndarë me ndjekësit një foto nga adoleshenca e saj ku për shkak se nuk ka qenë pjesë e medias dhe as Shqipërisë në atë kohë vështirë të njihet.

Ajo është diplomuar për Biznes Ndërkombëtar dhe të ardhmen e saj e sheh në këtë fushë, por thotë se nuk heq dorë as nga modelingu dhe pas eksperiencës 5-vjeçare, ajo e konsideron modelingun si punë të dytë.

Duket se e ka gjetur shumë mirë veten deri tani në televizion, krah kolegëve dhe futbollistëve, me të cilët bën të mundur lidhje direkte nga fushat e blerta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.