Feston diten e tij te lindjes, ja sa vjeç mbush sot Rexhep Mejdani

Rexhep Meidani lindi më 17 gusht të vitit 1944 në Tirane dhe ditën e sotme feston ditëlindjen e 78.

Karriera politike e Rexhep Meidanit nisi pas viteve ’90. Ai ishte kyetar i KQZ-së në zgjedhjet e para shumëpartiake më 1991 dhe anëtar i Këshillit Presidencial në vitin 1991.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit 1997 u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve, të cilat u fituan nga koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste, më 24 korrik 1997 me propozim të PS-së, Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi si President të Republikës, detyrë qe e ushtroi deri në vitin 2002.

Meidani është martuar me Lidrën që nga profesioni është matematiciene, miqtë tregojnë se ruan mprehtësinë dhe zgjuarsinë që i karakterizon studiuesit e shkencave të natyrës. Ata kanë një vajzë Adean e cila jeton jashtë Shqipërisë, dhe bashkëjeton me një të huaj, si dhe një djalë, Denin

Meidani u diplomua në Universitetin e Tiranës (1966), Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), dega fizikë, si dhe përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e Kanës (Francë) (1974).

Në fushën profesionale zoti Meidani punoi fillimisht si pedagog, si shef katedre dhe më pas si dekan i FSHN (1966-1996). Gjatë kësaj periudhe zoti Meidani botoi një numër të madh studimesh, librash dhe artikujsh brenda e jashtë vendit. Zoti Meidani mban titullin shkencor “Profesor, Doktor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.