Një nga pjesët që tregon moshën është qafa. Ajo dhe rrudhat që krijohen janë të pashmangshme me kalimin e kohës, por mund të shtyhen me anë të kujdesjeve të ndryshme.
Por në ditët e sotme ka një problem i cili po bën që rrudhat në këtë zonë të jenë më të dukshme në një moshë të re dhe është pikërish tpërdorimi i celularit.
Dermatologia njujorkeze Jeanette Grad shpjegon se pozicionimi i qafës në kohën që përdorim telefonin shkakton rrudha dhe vija të holla në këtë zonë, të cilat me kalimin e kohës theksohen më shumë.
Grad rekomandon përdorimin e telefonit në një vijë lineare me shikimin, jo siç bëjmë zakonisht me kokën poshtë.
E dini që rrudhat e qafës janë të vetmet rrudha të parikuperueshme në trupin e njeriut?
Ato janë i vetmi dëshmitar i moshës së vërtetë të çdo individi, prandaj filloni të evitoni përdorimin e telefonave, sepse shumë shpejt të 30-at do të duken si të 50-at dhe kjo është gjëja e fundit që duam të gjithë apo jo?