Mos u jepnì me zor ushqìm femìjeve, po u demtonì atyre keto 2 sfera te jetes

Mos i ushqeni me zor fëmijët, e ngrëna është e drejtë personale. “Në qoftë se prindërit i vrasin këtë kënaqësi fëmijës, atëherë ata i privojnë perceptimin e kënaqësisë, si në sferën shoqërore dhe në atë seksuale”

Të ushqesh një fëmijë në mënyrën më të mirë nuk është e lehtë. Shpesh, prindërit kanë shqetësimin që fëmija i tyre refuzon ushqimin, nuk ulet asnjëherë në tavolinë apo pëlqen ushqime të gatshme.

Ka prindër që i detyrojnë fëmijët të hanë ushqim duke i trembur me disa shprehje, që shpesh janë bërë zhargon tek ta, si: “Duhet ta hash ushqimin se të vjen doktori, polici apo gogoli (miti i tij nga i cili çdo fëmijë ka frikë).

Sipas pediatres Lira Gjika, të gjitha këto shprehje vijnë si rezultat i sjelljes jo të duhur të prindërve.

“E ngrëna është e drejtë personale e fëmijës. Në qoftë se fëmija refuzon ushqimin do të thotë që ai prind e ka ushqyer me zor”. Refuzimi i ushqimit nga fëmija vjen si një revoltë që ai bën ndaj sjelljes së prindit. Lira Gjika thotë që fëmija ka dy armë, të ngrënën ose gjumin. Ajo i argumenton sjelljet e prindërve, të cilët trembin fëmijët në mënyrë që të hanë ushqimin, me prindër “dembel”. Sipas psikologëve, “ushqimi është i lidhur me kënaqësinë”.

Këtë Lira Gjika e komenton se shpesh prindërit u vrasin kënaqësinë fëmijëve, duke i detyruar të hanë atëherë kur ata duan. “Në qoftë se prindërit i vrasin këtë kënaqësi fëmijës, atëherë ata i privojnë perceptimin e kënaqësisë si në sferën shoqërore dhe në atë seksuale”, thekson ajo.

ETIKA E TË NGRËNIT, PËRBALLJA ME REFUZIMIN

Etika e të ngrënit bëri diferencimin midis njeriut dhe kafshës. Fëmija vjen me mendimin që duhet të ushqehet, që të ekzistojë. Edhe në këtë pikë, pediatria Lira Gjika thotë se “ushqyerja që bëhet vend e pa vend pa e zgjedhur ushqimin është një frikë apo angari e prindit”.

Një pikë e rëndëshishme e etikës së të ushqyerit të fëmijës nga prindërit është rregulli i uljes në tryezë, si dhe mënyra e vendosjes së ushqimit, ku fëmija duhet të mësohet me etikën e të ngrënit me thikë, lugë e pirun. “Në qoftë se i rrituri nuk i vendos në tryezë fëmijës thikën, pirunin dhe lugën se mos vriten fëmijët, këto janë dyshime frike të të rriturve.

Në qoftë se të rriturit kanë dyshim tek fëmija, kjo është e rrezikshme sepse fëmija përveç dyshimit të vet mbart dhe dyshimin e prindërve”, thotë Lira Gjika. Rritja e fëmijës është një bashkëpunim mes të rriturit dhe të voglit.

Rregullin e parë njeriu e vë tek ushqimi dhe gjumi. Në qoftë se prindërit nuk zbatojnë një rregull të caktuar mbi ushqimin dhe gjumin e fëmijës, atëherë ata e kanë të vështirë të bindin fëmijën për të ngrënë ushqimin në orarin e tij. Shpesh nënat e reja, sipas Lira Gjikës, shkelin edhe etikën e të ngrënit me foshnjën e tyre. Në momentin që foshnja qan, nënat e reja i vendosin në gji.

Por, fëmija ka 12 të qara dhe sipas Lira Gjikës, duhet t`i kuptosh të qarat e fëmijës dhe pastaj të veprosh. “Shpesh gratë i japin gji foshnjës së tyre kur ai qan. Kjo do të thotë që qumështi i nënës është bërë si një ilaç qetësues dhe jo ushqim i shëndetshëm. Duhet kuptuar e qara e foshnjës”, shton Lira.

KULTIVIMI I DURIMIT

I rrituri duhet të plotësojë ato kërkesa dhe dëshira të fëmijës, që i duken të drejta dhe të plotësueshme. Dëshirat nuk i plotësohen fëmijës, sepse ai qan, kjo është shumë e gabuar. “Kur mendoni se dëshira apo kërkesa mund të plotësohet, atëherë plotësojani sa më shpejt, jo pasi ai, fëmija, insiston apo qan apo sjellje të tjera imponuese dhe ju prindër, që humbni durimin dhe ja plotësoni. Kjo mënyrë është e dëmshme, sepse realizohet nëpërmjet padurimin tuaj dhe faktit, që të shpëtoni nga kjo gjëndje acaruese, që fëmija ju provokon.

Kur nuk keni ndërmënd ta plotësoni dëshirën apo kërkesën, duhet të jeni të vendosur. Ju duhet ta përballoni me butësi fëmijën tuaj duke i dhënë të drejtë në mërzinë e tij. Fëmija kur kupton se nuk ka lëkundje apo nervozizëm, e pranon situatën dhe qetësohet.

Ka raste që ju doni ta plotësoni dëshirën apo kërkesën, por jo menjëherë siç kërkon fëmija, ju mund të veproni edhe në këtë menyre: duke i thënë fëmijës, që do ja plotesoni dëshirën per ditëlindje, apo per vitin e Ri. Kjo është një mënyrë e mirë për të kultivuar durimin, por edhe, që dëshirat apo kërkesat, nuk plotesohen menjëherë, apo kur qan.

Madje kur qan humbet “pikë” dhe mund të shtyhet plotësimi i dëshirës. Plotësimi i dëshirave dhe kërkesave të fëmijës, duhet të jetë edukues dhe jo “mundje” ndërmjet të rriturit dhe fëmijës, se kush do të fitojë. Edhe nje gjë tjetër, mos i mbysni me lodra të kota fëmijët, sepse ja zhvleftësoni edhe dëshirën edhe lodrën, i ktheni “sende” pa vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.